Turqia nuk lejon futjen e delegacionit parlamentar gjerman

Turqia për herë të dytë nuk ka dhënë leje për futjen e një delegacioni parlamentar të Gjermanisë të cilët kishin si qëllim që të inspektonin forcat gjermane të dislokuara në Turqi.

Edhe më herët qeveria e Ankarasë ka penguar futjen e deputetëve gjermanë dhe inspektimin e ushtarakëve gjermanë në Turqi nga ana e tyre. Prej vitit 2015 Gjermania në kuadër të përpjekjeve për të luftuar grupe terroriste dhe takfiriste në rajon, në bazën Inxherlik të Turqisë ka dërguar 6 avionë tornado dhe një avion furnizues me karburant. Në Turqi gjenden 260 ushtarakë gjermanë. Mirëpo marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë tensionuar që nga dështimi i grushtit të shtetit në Turqi dhe kjo ka bërë që Ankaraja të refuzojë inspektimet e deputetëve gjermanë në bazën Inxherlik. Turqia një ditë më parë ka përkujtuar grushtin e dështuar të shtetit. Turqia përkujtoi 1-vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit ku mbetën të vrarë të paktën 260 persona dhe 2196 të tjerë u plagosën. Një fraksion i ushtrisë u përpoq të përmbyste qeverinë e Presidentit Rexhep Taip Erdogan mbrëmjen e 15 korrikut, por përpjekja dështoi. Pas puçit, autoritetet shkarkuan më shumë 150 mijë punonjës të institucioneve shtetërore, në një fushatë spastrimi që vazhdon edhe sot. Pavarësisht kritikave, regjimi nuk e ka ndalur grushtin e hekurt ndaj atyre që i konsideron mbështetës të puçit. Por, fushata spastruese bashkë me 50 mijë arrestimet e kryera ka nxitur reagimin e ashpër të opozitës. Kritikët thonë se Erdogani ka gjetur një justifikim për të goditur disidentët politikë dhe javën e kaluar qindra mijëra njerëz u mblodhën në Stamboll, për atë që e quajtën marshimi i drejtësisë kundër qeverisë. Manifestime të mëdha u organizuan të shtunën, ndërsa Presidenti mbajti një fjalim në Parlament në orën e saktë kur godina u bombardua. Dita është shpallur festë kombëtare. Erdogan mori pjesë edhe në një protestë në Stamboll në urën përmes Bosforit, ku turma e njerëzve u përball me ushtarët rebelë. Qyteti ishte mbushur me postera gjigandë që treguan momentet dramtike të përballjes. Autoritetet turke fajësojnë për trazirat mbështetësit e klerikut me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, por ky i fundit mohon çdo përfshirje. Kujtimet e përpjekjes për grusht shteti e kanë ndarë vendin. Erdogan dhe mbështetësit e tij e shohin dështimin e puçistëve si një rilindje të Turqisë, por të tjerë nuk e konsiderojnë atë si një triumf. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i adresoi një fjalim mjaft emocionues dhjetra mijëra njerëzve që morën pjesë në përkujtimin e 1 vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit. “Njerëzit atë natë nuk kishin armë. Ata kishin një flamur dhe më e rëndësishmja, ata kishin besimin e tyre. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve të kombit tim, që atë natë mbrojtën ventin e tyre”, tha Erdogan. Rreth 250 vetë vdiqën, ndërsa 2196 të tjerë u plagosën, në tentativën për grusht shteti në Turqi, vitin e kaluar, ndërsa Erdogan mbështeti dënimin me vdekje për puçistët. “Puçistët që mbyllën urën atë natë, donin ti tregonin botës se e kishin nën kontroll, por u kundërshtuan nga mijëra njerëz që dolën në rrugë atë natë, për të mbrojtur nderin e kombit të tyre. 250 humbën jetën, por vendi fitoi të ardhmen”, u shpreh Erdogan. Që prej tentativës për grusht shteti, qeveria turke ka shkarkuar më shumë se 150 mijë punonjës nga puna dhe ka arrestuar rreth 50 mijë të tjerë, të akuzuar për komplot. Por, kritikët thonë se kjo valë shkarkimesh dhe arrestimesh shikohet më shumë si një tentativë për spastrim nga disidentët./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne