Turqia organizon forum në Kukës dhe Tiranë: “Rinia, besimi dhe sfidat e jetës”

Fondacioni “ALSAR” në kuadër të zhvillimit të programit kulturor zhvilloi gjatë këtyre ditëve respektivisht në qytetin e Kukësit dhe atë të Tiranës, dy forume të hapura me temë “Rinia, besimi dhe sfidat e jetës”.

Në këto veprimtari nderoi me pjesëmarrjen e tij, një i ftuar special, myftiu i qytetit të Konjës, Turqi, Prof. Dr. Ali Akpinar. Gjatë leksioneve të mbajtura nga ana e tij, hodhi dritë mbi rolin dhe rëndësinë që ka rinia, besimi dhe vlerat e tij edukative në projektimin e një të ardhmeje të ndritur të kombit. Ndër të tjera ai theksoi se: “…Rinia është begatia më e çmueshme e një kombi. Një komb pa një rini të shëndoshë nuk ka perspektivë të ndritur. Nëse rinia, zhvishet nga ndjenja shpirtërore dhe identiteti i tij, atëherë si mund të presim një të ardhme të dëshiruar për shoqërinë tonë? Nuk mund të forcohet kombi shqiptar duke përjashtuar vlerat dhe kontributin e besimit fetar, pasi vetëm një popull i shëndoshë shpirtërisht di të përballojë sakrificat, di të varrosë të shkuarën e errët, di të ndërtojë shpresat, di të projektojë të ardhmen…”, ishin këto mesazhet që u përçuan gjatë ligjëratave së myftiut të Konjës, të cilat u ndoqën me vëmendje e interes të veçantë nga të pranishmit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne