Turqia organizon stërvitje shumëkombëshe në Mesdhe

Me mikpritjen e Turqisë sot vazhdon në ditën e dytë të saj me pjesëmarrjen e 47 anijeve dhe 4.7000 personeli ushtarak nga flotat e 15 vendeve stërvitja e përbashkët detare “Mesdheu Lindor-2019 «Ftesa»”, e cila drejtohet dhe komandohet nga Forcat Detare të Turqisë.

Anijet luftarake nisën të dalin nga baza ajrore “Aksaz” në Marmaris të Muğlas (Turqi) për të marrë pjesë në fazën e dyte të stërvitjes, e cila planifikohet nga Komanda e Forcave Detare të Turqisë dhe zhvillohet një herë në çdo dy vjet, kurse këtë vit realizohet për të 22-ën herë.

Stërvitja realizohet me pjesëmarrjen e vendeve mike dhe aleate dhe synon zhvillimin e ndërveprueshmërisë mes vendeve mike dhe aleate dhe trajnimin e Shtabit të Grupit Detar Turk të Gatishmërisë së Lartë, që i është deklaruar NATO-s.

Dita e dytë e stërvitjes detare filloi me ushtrimin trajtues të daljes nga porti në kushtet e kërcënimeve asimetrike.

Anijet dolën nga porti i bazës dhe nivelin e sigurisë së njësive luftarake e rritën në pozicionin e gatishmërisë më të lartë përballë sulmeve të mundshme nga deti, ajri dhe toka dhe të agresioneve tinëzare, sabotimeve dhe akteve terroriste të papritura.

Në fushën e stërvitjes u realizuan këto ushtrime, u raportua përcaktimi i një nëndetëseje me koordinata të panjohura, u sigurua ndjekja dhe kalimi në sulm ndaj saj si dhe u zbatuan procedurat e kontrollit nga njësia e sulmit, dhe në kuadër të kësaj u realizua përdorimi i koordinuar i njësive detare dhe ajrore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne