Turqia: “Pamjet e ushtarëve janë të servirura nga shtetet e jashtme”

Zbulohet se pamjet e ushtarëve të cilët keqtrajtojnë të arratisurit në vijën kufitare, janë të servirura nga jashtë vendit. Vlerësohet se rasti në fjalë është bërë me vetëdije për të dëmtuar Turqinë dhe Forcat e Armatosura Turke.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së pas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale të cilat përfshijnë keqtrajtimet e një grupi të ushtarëve ndaj të kapurve të cilët ishin përpjekur të hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme, menjëherë është formuar komisioni i hetimit administrativ.

Sipas vlerësimeve të komisionit, ngjarja ka ndodhur në njërin nga trupat kufitare në datën 28 korrik rreth orës 11.00. Katër sirianë të cilët kalonin nga Siria për në Turqi nëpërmjet rrugëve ilegale, në kryqëzimin e rrugës Seferli- Sivri janë identifikuar nga ushtari këmbësor S.B. dhe tetarët E.P. dhe S.B të cilët kishte zënë sirianët dhe kanë sjellë në pikën e sekuestrimit. Më pas edhe tetari Y.G dhe ushtari këmbësor E.U erdhën në pikën e sekuestrimit.

Kur ushtarët ishin duke i rrahur të arratisurit, tetari Y.G. kishte incizuar ngjarjen nga telefoni i tij mobil.

Këto pamje një ditë më pas nëpërmjet aplikacionit “Whatsapp” nga tetari në fjalë i janë dërguar Feride A’së, me emër të përdoruesit “Agido Tom”, e cila jeton në Gjermani.

Në hetimet e komisionit vlerësohet se servimi i pamjeve nga jashtë vendi është “domethënës” dhe se “është një akt i kryer me vetëdije, për ta lënë në gjendje të vështirë dhe për ta dëmtuar Turqinë dhe Forcat e Armatosura Turke”

Ndërkaq në një deklaratë nga Shefi i Shtabit të Republikës së Turqisë thuhet se “Personeli në fjalë, i cili ka shfaqur sjellje të papranueshme ndaj personave të cilët janë kapur në tentativën për të kaluar nga Siria në Turqi nëpërmjet rrugëve ilegale, është ndaluar dhe menjëherë kanë filluar të gjitha procedurat administrative dhe gjyqësore kundër këtij personeli”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne