Turqia paralajmërohet për tregtinë e arit me Venezuelën

Qeveria turke po përballet me presionin për të ndaluar tregtinë e arit nga Venezuela, ka mësuar BBC.

Turqia konsiderohet tani si shqetësimi kryesor midis vendeve që merren me këtë tregti. Ka dyshime të mëdha se ari i eksportuar në Turqi përfundon në Iran duke dhunuar në këtë mënyrë sanksionet e SHBA-së

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbështet presidentin venezuelian Nicilas Maduro, i cili po përballet me protesta masive.

Tregtia e arit e Venezuelës me Turqinë po rritet. Vitin e kaluar, vendi eksportoi ar me vlerë më shumë se 900 milionë dollarë në Turqi, që duket se do të rafinoheshin atje dhe do të ktheheshin në Venezuelë, edhe pse nuk ka rekord të rieksportimit.

Prandaj janë rritur dyshimet se kjo sasi ari mund të shkojë në Iran përmes Turqisë, gjë që është shkelje e sanksioneve të SHBA.

BBC ka mësuar se Ankara ka marrë paralajmërime të reja lidhur me këto shkelje.

Për më tepër që Turqia shihet nga qeveritë perëndimore si një nga shqetësimet më të mëdha lidhur me këtë tregti, madje më shqetësuese sesaj Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat tregtojnë ar nga Venezuela.

Qeveria venezueliane akuzohet nga kundërshtarët për nxjerrjen e arit jashtë si dhe shfrytëzimin e minatorëve nga organizata kriminale.

Presidenti Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që ndalon shtetasit amerikanë të përfshihen në tregtinë e arit me Venezuelën. Dhe kjo mund të zgjerohet në palë të treta si Turqia. Autoritetet në Ankara janë paralajmëruar se po ecin “mbi një shtresë të hodhë akulli”, tha BBC.

Marrëdhëniet politike midis Turqisë dhe Venezuelës lulëzuan që nga viti 2016, me katër vizita në Turqi nga Z. Maduro dhe një vizitë në Venezuelë nga Presidenti Erdogan në vitin 2018.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne