Turqia paralajmëron për evitimin e udhëtimeve në Irak

Turqia, për shkak të protestave në qytete të ndryshme të Irakut, këshilloi qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në këto rajone nëse nuk janë të detyruar.

Ministria e Punëve të Jashtme bëri një deklaratë në faqen zyrtare të internetit me titull “Paralajmërim për udhëtimet në Irak”.

Në deklaratë paralajmërohen qytetarët turq në lidhje me zhvillimet e të premtes në Irak.

“Për shkak të protestave që janë duke u zhvilluar në provinca të ndryshme të Irakut përfshirë kryeqytetin Bagdad, qytetarët tanë këshillohen të evitojnë udhëtimet në zonat ku po ndodhin protestat” shkruhet në deklaratë, ku zë vend gjithashtu edhe shprehja: “Rekomandohet që shtetasit tanë që janë aktualisht në Irak të ndjekin nga afër paralajmërimet e autoriteteve irakiane, të shmangin vendet e me turma dhe të jenë vigjilentë për sigurinë e tyre personale.”

Në deklaratë u përfshinë edhe numrat e telefonit të qendrës së thirrjeve të konsullatës turke (+90 312 292 29 29) për turqit që dëshirojnë të kontaktojnë të afërmit në Irak dhe numrin e telefonit (+964 771 233 90 23) dhe adresën elektronike (e-mail), (embassy.baghdad@mfa.gov.tr) të ambasadës së Turqisë në Bagdad./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne