Turqia paralajmëron për udhëtimet drejt Irakut

Ministria e Punëve të Jashtme paralajmëroi për udhëtimet drejt Irakut dhe kërkoi nga qytetarët turq që të evitojnë udhëtimet në rajonet ku vazhdojnë protestat.

Në paralajmërimin për udhëtimet, të bërë në faqen e internetit të Ministrisë shtetasve turq iu këshillohet që për shkak të protestave në vilajetet e Irakut, përfshi edhe kryeqytetin Bagdad, të evitojnë udhëtimet në këto rajone për sa kohë që nuk janë të detyruar.

“Nënshtetasve tanë që aktualisht në Irak iu këshillohet që të ndjekin paralajmërimet që mund të bëhen nga autoritetet irakiane, të evitojnë turmat dhe të jenë vigjilentë në lidhje me sigurinë e tyre vetjake” shkruhet në deklaratë.

Në paralajmërim bëhet e ditur se personat që janë ndikuar nga gjendja në Irak ose kanë nevojë për ndihmë, si dhe ata që nuk kanë arritur të kontaktojnë me të afërmit e tyre në këtë vend, të kontaktojnë me qendrën e kontaktit të konsullatës (me numër +90 312 292 29 29). Si dhe u dhanë edhe numri direkt të Ambasadës së Turqisë në Bagdad (+964 790 190 94 06) dhe adresa e postës elektronike (embassy.baghdad@mfa.gov.tr)./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne