Bota

Turqia paralajmëron shtetasit turq në Irak të qëndrojnë larg protestave të dhunshme

Ministria e Jashtme e Turqisë paralajmëroi nënshtetasit turq në Irak që të qëndrojnë larg protestave që kanë filluar nga pakënaqësia nga kushtet e këqija që përjetohen në disa provinca të vendit.

Në deklaratën, që zuri vend në adresën zyrtare të internetit të Ministrisë së Jashtme bëhet e ditur se po ndiqen nga afër protestat që kanë filluar në Basra të Irakut për të dënuar kushtet e këqija dhe që më pas u shpërndanë edhe në provincat Meysan, Dikar, Necef, Kerbela dhe Bagdat.

“Duket me vlerë ti bëjmë të ditur nënshtetasve tanë që gjenden në vendet e përmendura për ti qëndruar larg protestave dhe të ndjekin paralajmërimet dhe deklaratat e Ministrisë dhe Ambasadës së Turqisë në Bagdad në lidhje me këtë çështje” shkruhet në deklaratë.

Në deklratë jepen edhe numrat e telefonit në rast se do të kihet nevojë. Sipas kësaj numrat e telefonit për Ambasadën e Turqisë në Bagdad janë: “00 964 790 190 94 06” dhe “00 964 771 233 90 23″ ndërsa i Qendra e Thirrjeve të Konsullatës është: “00 90 312 292 29 29”./ trt

OPINIONE