TURQIA PAS PANDEMISË E PARA NË MESDHE!

Nga Savash VELIU

Pas Pandemisë, Turqia do të jetë në qendër të njërendi të ri global. Turqia është në qendër të procesit të rikonstruktimit nënivel global me Politikën e jashtme të saj në Libi, Siri dhe Mesdhe që është njëproces sistematik. Nëse Turqia do hiqte dorë nga Siria, Libia, Deti i Kuq dhe Mesdheu, nuk do të mbijetonte dot vetë në Anadolli. Por Turqia krahas luftës mekoronavirusin lufton edhe kundër terrorizmit e veçmas me terroristët e PKK/YPGe cila është në shpërbërrje të sipërt.  

Turqia nga fuqitë e mëdha dhe israeli ishte ngulfaturbrenda vendit të vet por ajo sot arriti të mposhtë elementet brenda terroristedhe hapi shtegun intervenuese jashtë rajonit që influencoi strategjin e saj nëLindjen e Mesme në rrethekimin e pikave Mesdhetare si mbrojtje eventuale ngajashtë.

Sipas analistëve, Turqia nuk ështëmë një introvert, por një ekstrovert, nuk përqendrohet më vetëm në mbrojtje,por edhe në sulm. Ndërtimi dhe rritja e Turqisë është një rrugë shpëtimi për tëgjithë rajonin pasi bota dëshmon lindjen e një superfuqie të re në horizont siballancuese e të drejtave njerëzore.

Pas goditjeve mbi Forcat Ruse në Idlib dhe forcave tëregjimit Assadist tani Turqia furrishëm godet terroristët e puçistit Haftar përreshtdisa javë në Libi. Forcat qeveritare të Libisë pastruan nga terroristët ehaftarit gjithë shiritin bregdetar perëndimor që kap një shirirt prej 400kilometra nga Misrata e deri tek kufiri i Tunizisë që përfshinë 3 mijëkilometrekatror. Sot Mediat e Danimarkës e cilësuan Turqinë si Superfuqia eLindjes së Mesme!  

Rendi gjeopolitik në botën pas-pandemisë reflektonardhjen e Bllokut të ri Turqi-Islam. Një rend i ri politik që vjen në rajonin eAfro-Eurasias; vitet e fundit, një bllok i ri i Pakistanit, Indonezisë,Malajzisë me Turqinë ka filluar të diskutohet edhe hapur. Poashtu, Turqiavepron mbi një Forum ekonomik gjithë turk për të cilën është e interesuar epara Hungaria si ish populli Huno-turk e cila perspektivën e saj e sheh më pranTurqisë se te Bashkimi Evropian e dezintegruar ngase Turqia shihet si ylli nëngritje ekonomike mes 10 vendeve më të zhvilluara botërore.   

Turqia sipas analistëve geopolitik dhe geoushtarak pasPandemisë do paraqitet si Fuqia e Pestë botërore derisa Indonezia në rradhë tëkatërt e tani paramendoni pa Francën dhe Britaninë që janë jashtë pesëshesbotërore në këtë rirenditje analitike.

Presidenti i Turqisë ka folur për vite me rradhë përnumrin e madh të vendeve muslimane në botë, asnjë prej tyre nuk pranohet sianëtar i përhershëm i këtij Këshilli, se si ky është një rend i padrejtëbotëror në vijim të epidemisë, ku sundimi amerikan do të dobësohet akoma.Tërheqja e SH.B.A. nga Lindja e Mesme është e pashmangshme në periudhën eardhshme, Turqia është duke u përgatitur për vite me radhë për ta mbushur këtëboshllëk hapsinor. Si indikacionet e para për këtë mund të shihen në ndërhyrjetushtarake turke në Libi dhe Siri, me hapjen e bazave ushtarake në Irak, Katar,Afrikë dhe Ballkan.

Edhe në raportin e tij të fundit për Turqinë, AmericanStrafor, thotë se Turqia do të bëjë përparim ekonomik në periudhën e ardhshme.Strafor parashikon që Bashkimi Evropian do të pësojë një goditje Amerikane përndarjen e BE’së me shkas të dobësoj ndikimin Rusë dhe atë Kinezë në Evropë përmesvendeve më labile si Spanja, Italia dhe Gjermania që individualisht do tëforcojnë më tej lidhjet ekonomike me Turqinë derisa Franca do luftoj përrruajtjen e BE’së pa të cilën fuqi ajo vdes.

Analistët thonë se nevojat evropiane për produkte tëlirë kineze mund të plotësohen nga Turqia, produktet e së cilës janë më të mirase ato të Kinës. Dhe automatikisht, përveç vendeve evropiane, disa vende aziatike,madje edhe vetë SHBA, mund të kthehen në Turqi si një burim i produkteve tëlira dhe cilësore në të ardhmen e afërt.

Po edhe rënia e çmimeve të naftës do ta bëjë Turqinëvendin që do të përfitojë më shumë nga kjo, ndërsa shtetet e Gjirit të varura nganafta si Arabia Saudite do të margjinalizohen plotësisht. Çmimet e ulëta tënaftës do të përfitojë në mënyrë të pashmangshme në ekonominë turke dheindustrinë e mbrojtjes nga një këndvështrim ekonomik.

Derisa në një përleshje midis bllokut lindor të udhëhequrnga Kina dhe blloku perëndimor i udhëhequr nga SH.B.A., sërish Turqia ështëfituesi i vetëm në çdo rezultat.
Nëse në rendin e ri botëror SH.B.A. vazhdon të jetë një superfuqi udhëheqëse,për të kundërshtuar interesat e Kinës dhe Evropës në Mesdheun lindor, ata do detyrohentë punojnë ngushtë me Turqinë si faktor geostrategjik.

Nëse Kina dhe Mbretëria e Bashkuar fitojnë nga anatjetër, Turqia edhe këtu është një aleat për shkak të pozitës së saj geostrategjike,pa të cilën është pothuajse e pamundur të krijosh një “Rrugë të Re të Mëndafshit”ose projektin ‘’Rrugë e Brezit’’ britanik.

Shikuar sot Turqia realisht po kthehet në territorin eshtetit osman në mënyrë të pandalshme, hapi i parë i saj do të jetë Qipro, mëvonë Iraku, Ballkani, Siria, Katari, Libia, Jemeni dhe vendet e tjera Afrikane kështudo rrumbullaksoj gjeopozitën e saj mbi këtë hartë gjeografike heshtazi duke shpallurperandorinë e saj otomane.

Sot për dekada të tëra, ata që kanë kërkuar ta çojnëTurqinë në kolaps po kërkojnë ndihmë nga vet Turqia e cila ishte duke upërgatitur për shumë vite për ditët e sotme të vështira me futjen e saj nëskenën e rajonit të Lindjes së Mesme sistematikisht…  Turqia sot është si një garanci e një shtetitë pavarur, të fortë dhe të fuqishëm, i cili do t’i zgjatë një dorë pjesëstjetër të botës së trazuar islamike dhe do ta ndihmojë atë të ngritet sa mësipër saj duke e ndihmuar njerëzimin ajo do ta çliroj botën nga prangat eçrregulluesve globalistë! /gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne