Turqia përfundon operacionin ushtarak në Siri

Kryeministri turk Binali Yildirim ka njoftuar fundin e operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ në territorin e Sirisë. Yildirim e bëri njoftimin gjatë një interviste televizive të mërkurën, duke theksuar se operacioni ishte “i suksesshëm” dhe se çfarëdo masë e mëtejshme ushtarake në Siri do të kryhet nga ushtria turke nën një emër tjetër.

Ai nuk pranoi të thotë nëse forcat turke do të tërhiqen nga Siria veriore. “Nga tani e tutje, nëse ka ndonjë gjë që kërcënon sigurinë tonë, ose ISIS, ose ndonjë tjetër (grup),ne do të ndërmarrim një tjetër veprim, që do të jetë një operacion i ri,” shtoi Yildirim. Zhvillimi vjen një ditë përpara vizitës në Turqi të Sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson, i cili do të takohet me presidentin turk Erdogan të enjten. Në gusht 2016, Turqia ka filluar ndërhyrjen e madhe ushtarake në Siri, duke dërguar tanke dhe avionë luftarakë përtej kufirit. Ankara deklaroi se fushata ushtarake turke kishte për qëllim të shtyjë ISIS-in nga kufiri i Turqisë me Sirinë dhe ndalimin e përparimit të forcave kurdë siriane, por Damasku denoncoi operacionin si një shkelje të sovranitetit të tij./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne