Bota

Turqia përgatit anijen e dytë me ushqime për Katarin

Anija me ushqime për Katarin, vend që përballet me bllokadën ekonomike dhe politike të vendeve të Gjirit, po përgatitet për të nisur lundrimin nga porti në Aliağa të Izmirit.

Sipas planit anija e dytë e ngarkuar me ushqime të thata, perime dhe fruta do të niset nga Turqia më 16 gusht dhe në 26 gusht do të mbërrijë në portin e Dohës.

Parashikohet që pas Kurban Bajramit të ngarkohet edhe anija e tretë me ushqime për Katarin.

Katarasit shfaqin një kërkesë të madhe ndaj prodhimeve turke. Edhe supermarketet më shumë duan të shesin artikuj turq.

Anija e parë e ngarkuar me artikuj të ndryshëm ushqimorë, si qumësht, vezë, fruta dhe perime, më 22 qershor ishte nisur nga nënprefektura Aliağa e Izmirit dhe në 25 qershor kishte mbërritur në Katar.

Në 5 qershor Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahrejni vendosën të zbatojnë disa sanksione kundër Katarit, me pretekstin se Doha mbështet terrorizmin.

Vendet që i kanë vendosur bllokadë ndaj Katarit, në veçanti Arabia Saudite, prej kohësh e akuzojnë Katarin për mbështetje materiale të disa grupeve terroriste dhe për bashkëpunim me Iranin./ trt

OPINIONE

INTERVISTA