Turqia përgënjeshtron deklaratat greke

Turqia ka hedhur poshtë pretendimet për provokimin e helikopterit që transportonte ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Panagiotoulos nga aeroplanët luftarakë turq.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy i është përgjigjur me shkrim një pyetjeje drejtuar Ministrisë për këtë çështje.

Avionët luftarakë turq kanë kryer detyrën e tyre të identifikimit në kuadër të aktivitetit rutinë në Egje, thotë Aksoy në përgjigjen e tij me shkrim dhe vijon:

“Nuk bëhet fjalë për provokim të helikopterit që transportonte zotin ministër të Mbrojtjes. Përpjekja për ta përshkallëzuar tensionin duke dramatizuar fluturimet rutinë nuk i sjell asnjë dobi këtij vendi (Greqisë). Në vend të kësaj, këto çështje duhen trajtuar në kuadër të procesit të masave për ndërtimin dhe rritjen e besimit që ka filluar tashmë mes Ministrive të Mbrojtjes të të dy vendeve”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne