Turqia përgënjeshtron me fakte propagandën në median sociale kundër operacionit “Dega e Ullirit”

Në llogaritë e mediave sociale ka nisur një fushatë njollosjeje ndaj Turqisë pas operacionit të kryer nga Forcat e Armatosura Turke në rajonin Afrin në veriperëndim të Sirisë, kundër organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it.

Konstatohet se fotot e postuara në median sociale, me pretendimin se janë nga operacioni i Turqisë, janë me datë të vjetër dhe nga ngjarje të ndryshme.

Fotografia e një ndërtese që digjet e publikuar në Twiter me pretendimin se “Turqia ka bombarduar popullatën civile në Afrin” u zbulua se është një fotografi që i përket një zjarri të ndodhur më 26 prill 2016 në rajonin Salmija të Kuvajtit.

Ndërsa fotografia e një tanku që digjet e publikuar në Facebook me pretendimin se “një tank i TSK-së është goditur në rajonin Bulbul në veri të Afrinit” është shkrepur më 19 korrik 2014 në rajonin Han Junus, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Gjithashtu edhe fotografia e një gruaje siriane të vdekur e publikuar në Twitter me pretendimin se është “një grua e plagosur në operacionin Afrin” është zbuluar se është një fotografi që i përket një sirianeje që ka ndërruar jetë bashkë me familjen e saj, duke ngrirë nga të ftohtit teksa përpiqeshin të kalonin në Liban nga kufiri i Sirisë më 18 janar 2018. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne