Turqia përgënjeshtron pretendimin mbi vrasjen e një “gjenerali kataras”

Burimet ushtarake turke përgënjeshtruan të hënën vonë pretendimet rreth vrasjes së një gjenerali në Katar prej një oficeri turk me shërbim në këtë vend.

Disa portale informative dhe llogari në rrjetet sociale në internet hodhën pretendimin se “një oficer turk me mision në Katar ka vrarë një gjeneral kataras duke e qëlluar atë në kokë”.

Por autoritetet ushtarake turke, emrat e të cilëve nuk janë publikuar për arsye sigurie, kanë theksuar se pretendimi në fjalë është krejtësisht i pavërtetë./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne