Turqia përkujton me ceremoni dhe me dua dëshmorët e 15 Korrikut

Në trevjetorin e grushtit të shtetit, në Kompleksin Presidencial u organizua një ceremoni përkujtimore për dëshmorët. Presidenti Recep Tayyip Erdogan bisedoi për disa minuta me familjarët e martirëve dhe veteranëve të 15 Korrikut, të cilët e prisnin në anën e përparme të Presidencës, ndërsa më pas marshuan të gjithë së bashku drejt Memorialit të Dëshmorëve.

Kreu i shtetit turk vendosi lule në Memorial dhe bëri dua për dëshmorët.

Në vijim, Erdogani dhe qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë për duanë e hatmes (leximi i plotë) së Kuranit, organizuar në Xhaminë e Kombit në Bestepe, ku lideri turk këndoi sure nga Kurani dhe kreu i Entit të Çështjeve Fetare, Ali Erbas, bëri lutje për shpirtin e dëshmorëve.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin gjithashtu Kryetari i Dhomës së Popujve të Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, disa ministra, të afërm të dëshmorëve dhe veteranëve të 15 Korrikut, si dhe qytetarë të shumtë të Ankarasë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne