Turqia përsërit vendosmërinë e saj për ta njdekur deri në fund hetimin e vrasjes Khashoggi

Turqia ka deklaruar edhe një herë se ajo do të ndjekë deri në fund hetimin për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Fahrettin Altun, kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës ka bërë një postim në «Twitter» me rastin e përvjetorit të parë të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

“Ka kaluar një vit qëkur gazetari Jamal Khashoggi u vra në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku ai shkoi më 2 tetor 2018 për të marrë disa dokumente. Me qëndrimin e mençur të Presidentit tonë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), Turqia që në fillim është përpjekur të sqarojë rrethanat e këtij krimi të urryer duke mobilizuar të gjitha mundësitë dhe arriti të parandalojë fshehjen e kësaj vrasje të organizuar dhe të planifikuar. Kurse qëndrimi i autoriteteve saudite, i cili errëson transparencën e gjykimit, si dhe mosbërja e përpjekjeve të mjaftueshme për ta çuar drejtësinë në vend vazhdon të lëndojë ndërgjegjen e njerëzve”,- shkruan Altun.

Duke kujtuar edhe një herë se Turqia do ta ndjekë hetimin e çështjes Khashoggi Altun thekson: “Ne përsëri bëjmë thirrje për një qëndrim të përbashkët për çështjen e vrasjes, që një krim që është kryer gjithashtu edhe kundër bashkësisë ndërkombëtare”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne