Turqia përshëndet arritjen në marrëveshje në Venezuelë

Turqia përshëndet arritjen në marrëveshje mes qeverisë së Venezuelës dhe disa partive opozitare.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “Qëndrimi ynë parimor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale në Venezuelë përmes preferencave të popullit të Venezuelës dhe dialogut mbi një bazë të ligjshme ka vazhduar prej fillimit”.

“Me këtë mirëkuptim, ne mirëpresim marrëveshjen e arritur mes qeverisë së Venezuelës dhe disa partive opozitare dje (16 shtator) në Karakas. E konsiderojmë këtë zhvillim si një hap domethënës dhe inkurajues drejt zgjidhjes. Mbështetja nga të gjitha palët në këtë iniciativë premtuese për ruajtjen e stabilitetit social, politik dhe ekonomik në Venezuelë ka një rëndësi të madhe”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Qeveria dhe disa parti në Asamblenë Kombëtare në Venezuelë, që kontrollohet nga opozita, të hënën ranë dakord për krijimin e një tryeze dialogu kombëtar për negociatat në vazhdim./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne