Turqia përshëndet vendimin e Rusisë për regjimin e vizave

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) bëri të ditur se është pritur me kënaqësi heqja e vizave ruse për pasaportat zyrtare dhe shoferët e mauneve.

Pyetjes në lidhje me vendimin për vizat, i nënshkruar ditën e mërkurë nga Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, Aksoj tha: “Siç është rënë dakord në bisedimet konsullore të Federatës së Rusisë dhe Turqisë më 1 nëntor 2018, ne mirëpresim nënshkrimin sot (6 shkurt) të Presidentit Putin për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave turke zyrtare dhe të shërbimit si dhe për drejtuesit turq të transportit ndërkombëtarë”.

Ai tha se Turqia është në konsultim me Ministrinë e Jashtme të Federatës Ruse për zbatimin e vendimit sa më parë që është e mundur dhe shtoi: “Ne presim që Marrëveshja për Liberalizimin e Vizave e nënshkruar në vitin 2010 të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe zotëruesit e pasaportave të rregullta turke të përjashtohen nga vizat ruse”.

Dekreti i nënshkruar nga ana e Kreut të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin heq pengesat për disa kategori të nënshtetasve turq, të cilët në nëntor të vitit 2015 ishin përfshirë në regjimin e vizave./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne