Turqia prodhon pajisjen për eliminimin e zmbrapsjes së armëve

Firma turke Albayraklar Group ka krijuar një aparat vendas të armëve që eliminon tërësisht tërheqjen e tyre mbrapa, ndërkohë që dyfishon shpejtësinë, distancën dhe efektin e plumbit, raporton Anadolu Agency.

Sistemi, me një funksion të silenciatorit, mund gjithashtu të përdoret në armë të montuara në dronë ushtarakë.

“Ky produkt dyfishon shpejtësinë e daljes, rrezen e veprimit dhe efektin e plumbave standarde të NATO-s dhe eliminon zërin, ndërkohë që parandalon zmbrapsjen e çdo lloj pushke të gjatë apo të shkurtër”, tha për AA Adnan Albayrak, kryetari i bordit ekzekutiv të grupit Albayraklar.

Albayrak nënvizoi se sistemi “i vërtetë i zero-zmbrapsjes” mundëson që bërthama e plumbit kalojë përmes tytës butësisht dhe të përshpejtohet në vend daljes nga tyta në formë shpërthyese.

Ai theksoi se kjo pajisje “jashtëzakonisht” e vogël dhe e lehtë nuk i shton shumë peshë armës dhe shtoi se ajo është e përshtatshme për të gjitha llojet e municioneve.

“Asnjë nga sistemet e disponueshme në botë, të tilla si silenciatorët dhe supresorët e veçantë, kompensatorët e zmbrapsjes, frenuesit, zjarr-fshehësit, përkundër përdorimit të plumbave me shpejtësinë e zërit të përshkruar si nënsonik ose përdorimit të plumbave me norma të zvogëluara baruti, nuk mund të parandalojnë zmbrapsjen”, tha ai.

Në këtë produkt përdoren plumba që përputhen me standardet e NATO-s, tha Albayrak.

Sertan Ayçiçek, drejtor ekzekutiv i Grupit Albayraklar, tha se me mjetin në fjalë, armët mund montohen drejtpërdrejt edhe në dronët më të vegjël.

Profilet absorbuesve të tronditjeve të vendosura nën dronë nuk janë në gjendje të eliminojnë zmbrapsjen, prandaj, goditja e objektivit me qitje të njëpasnjëshme nuk është e mundur, theksoi Ayçiçek.

“Falë sistemit tonë të ri, i cili është i pari dhe i vetmi në botë që mund të zbatohet për të gjitha llojet e armëve, automjetet ajrore pa pilot (dron) të pajisura me armë me prerje mbi to nuk do të kenë nevojë për profile të tilla”, tha Ayçiçek./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne