Turqia proteston ndaj manovrave të përbashkëta të Egjiptit dhe Greqisë në ishullin Rhodes

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka protestuar ndaj zhvillimit të manovrave ushtarake të përbashkëta mes Greqisë dhe Egjiptit në ishullin Rhodes në Greqi.

Gazeta “Meliet” e Turqisë njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në këtë deklaratë ka thënë se Egjipti dhe Greqia që nga 30 tetori kanë filluar manovrat ushtarake të përbashkëta në ishullin Rhodes të Greqisë. Në bazë të marrëveshjes së vitit 1947 të Parisit, organizimi i çfarëdo lloj manovrave të përbashkëta në këtë ishull, është i ndaluar. Marrëveshja e nënshkruar në Paris në vitin 1947, ka ndaluar të gjitha aktivitetet ushtarake në këtë ishull i cili në fund të Luftës së Dytë Botërore i është marrë Italisë dhe i është dhënë Greqisë. Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në deklaratën e saj gjithashtu ka thënë: “Në lidhje me këtë çështje i ka dorëzuar një notë proteste ambasadës së Greqisë në Ankara dhe i ka tërhequr vërejtjen autoriteteve të Greqisë për pasojat e veprimeve të njëanshme të cilat i shtojnë mosmarrëveshjet në detin Egje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne