Turqia reagim ndaj shteteve evropiane në lidhje me organizatën terroriste PKK

Turqia ka theksuar se vazhdojnë aktet e dhunës së organizatës terroriste PKK në shtetet e Evropës dhe ka përsëritur pritjen për rritjen e masave për mbrojtjen e përfaqësive dhe pjesëtarëve si dhe interesave të tyre në këto vende,

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë, thuhet se janë duke ndjekur me shqetësim protestat dhe demonstratat e dhunshme të elementeve të PKK-së të cilat vazhdojnë pavarësisht të gjitha paralajmërimeve të bëra tek autoritetet e vendeve përkatëse, veçanërisht në vendet evropiane, të cilat kanë filluar me fillimin e operacionit “Burimi i Paqes”.

Më tej në deklaratë është kërkuar që të rriten masat ndaj mbrojtjes së pronës dhe sigurisë së jetës së turqve.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste, si dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne