Turqia reagoi ashpër ndaj publikimit të artikullit të kreut të PKK-së në gazetën “Washington Post”

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin bëri të ditur se gazeta “The Washington Post”, e cila i hapi faqet e saj një terroristi që ndodhet në listën e BE-së të terroristëve dhe për të cilin udhëheqja e ShBA-së ka shpallur shpërblim për kapjen e tij, është propagandë e hapur e terrorit.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga zëdhënësi Kalin, thuhet se publikimi i artikullit të Cemil Bayik, njërit prej krerëve të organizatës separatiste terroriste PKK në numrin e djeshëm të gazetës “The Washington Post”, vlerësohet si një skandal i madh.

“Gazeta ‘The Washington Post’, e cila i hapi faqet e saj një terroristi që ndodhet në listën e BE-së të terroristëve dhe për të cilin udhëheqja e ShBA-së ka shpallur shpërblim për kapjen e tij, është propagandë e hapur e terrorit dhe paraqet shkelje të ligjeve të ShBA-së. Kjo nuk mund të justifikohet me lirin e shtypit dhe të shprehjes. Kjo nuk ka dallim nga publikimi i artikullit të një pjesëtari të organizatës terroriste Al-Kaeda apo DAESH. Portretizimi i kreut të një organizate terroriste si përfaqësues të kurdëve është mbi të gjitha një fyerje ndaj popullit kurd. Turqia do të vazhdojnë me vendosmëri luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe kundër mbështetësve të tij”, bëri të ditur Kalin.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në komunikatën e saj me shkrim thotë se Bayik, një ndër krerët e organizatës terroriste PKK, e cila është në listën e organizatave terroriste të shumë shteteve, përfshirë SHBA-të dhe që ka masakruar brutalisht dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm, nëpërmjet “Washington Post “haptazi ka bërë propagandë terroriste.

Në reagimin e Ministrisë thuhet se me këtë shkrim është shkelur rëndë parimi i “parandalimit të promovimit të terrorizmit”, gjë që është angazhimi më themelor i komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.

“Është thelbësore të mos bëhet dallim mes organizatave terroriste në luftën kundër terrorizmit. Kjo qasje, e cila është mjet i propagandës terroriste të PKK-së, nuk pajtohet me ndjeshmërinë e treguar ndaj DEASH-it, Al-Kaedës dhe organizatave tjera terroriste, ndërsa është një shembull i ri dhe i rrezikshëm i një dyfytyrësie në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne