Turqia reagoi kundër deklaratave të Kryeministrit grek, Aleksis Cipras

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy iu përgjigj me shkrim pretendimeve se “Turqia është një fqinje agresive”.

Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratave të Kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy iu përgjigj me shkrim pretendimeve se “Turqia është një fqinje agresive”, të bëra nga Kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë Forumit Ekonomik botëror në Davos.

Në deklaratë shkruhet se “Deklaratat e Kryeministrit Cipras të bëra në Davos më 24 janar në lidhje me vendin tonë janë të papranueshme”.

“Kryeministri Cipras për të mishëruar përkufizimin agresiv në të vërtetë duhet të shikojë në kabinetin e tij. Të gjithë e dinë se disa nga kolegët e tij i përshtaten shumë mirë këtij përkufizimi”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne