Turqia reagoi ndaj shtrembërimit të bisedës telefonike mes presidentëve të Turqisë dhe Francës

Turqia reagoi ndaj shtrembërimit të bërë nga ana e palës franceze në lidhje me bisedën telefonike mes Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në deklaratën e tij tha se “Reagimi në lidhje me dallimin mes përmbajtjes së bisedës telefonike dhe deklaratës së lëshuar nga Zyra e Presidentit francez, që tregon mungesën e sinqeritetit dhe pahijshmërinë e keqinformimit të opinionit publik përkundër faktit që biseda është regjistruar, i është komunikuar autoriteteve franceze”.

Zëdhënësi Aksoy bëri të ditur se gjatë bisedës telefonike të zhvilluar mes Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij francez, Emmanuel Macron të dy homologët duke biseduar në lidhje me rezolutën numër 2401 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vendosur për situatën humanitare në Siri nuk aluduan për Afrinin ashtu siç pretendohet nga Zyra e Presidencës franceze./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne