Turqia reagoi për përfshirjen e liderit të Hamasit në “listën e terroristëve global”

Turqia shprehet e shqetësuar se përfshirja në listën e terroristëve të Ismail Haniye, Kryeministrit të qeverisë palestineze në Rripin e Gazës dhe njëkohësisht kreut të byrosë politike të Hamasit, do të ndikojë në procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe se do të dështojnë përpjekjet e palestinezëve për pajtim dhe paqe.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy në deklaratën e publikuar me shkrim shkruan se “Vendimi i ShBA-së për të përfshirë Haniyen në listën e terroristëve do të ndikojë në procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe se do të dështojnë përpjekjet e palestinezëve për pajtim dhe paqe”.

“Vendimi i marrë nga administrata e ShBA-së, duke mos e marrë parasysh realitetet në terren, do të ndikojnë në procesin e paqes në rajonin e Lindjes së Mesme”, bëri të ditur Aksoy, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Urojmë që ky vendim të mos ndikojë negativisht në aktivitetet e vendit tonë për dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë dhe të zhvillimit ekonomik. Është e qartë që ky vendim, i cili nuk mori parasysh se Hamasi është një realitet i rëndësishëm në jetën politike të Palestinës, nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të problemit mes Izraelit dhe Palestinës”, shkroi zëdhënësi Hami Aksoy në komunikatën e tij.

Rikujtojmë se udhëheqja e ShBA-së kishte deklaruar se ka përfshirë liderin e byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniye në listën e terroristëve. Departamenti amerikan i Shtetit kishte bërë të ditur se Haniye është përfshirë në “listën speciale të terroristëve globalë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne