Turqia reagon kundër sulmit ndaj xhamisë së Entit të Çështjeve Fetare në Amerikë

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) tha se sulmi ndaj xhamisë së Entit të Çështjeve Fetare, Dijanetit në qytetin Nju-Hevën të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një manifestim i ri i armiqësisë ndaj myslimanëve dhe islamofobisë, që po thellohet.

Kallën bëri një postim në medias sociale “Twitter” ku shkroi: “Klima diskriminuese dhe raciste, që ushqen këto sulme si ai i bërë në xhaminë Nju-Hevën, është kërcënimi më i madh për paqen në botë. Po nuk iu tha “ndal” është e paevitueshme që të jetohen tragjedi të reja”.

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) deklaroi se zjarrvënia ndaj xhamisë në muajin e ramazanit është shembulli i ri i islamofobisë.

Në postimin e bërë nëpërmjet llogarisë në “Twitter”, ministri Çavushollu reagoi ndaj zjarrvënies së xhamisë së Dijanetit në qytetin Nju-Hevën.

“Zjarrëvënia gjatë muajit të ramazanit në xhaminë e Dijanetit në Nju-Hevën të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një shembull i ri i islamofobisë në rritje në botë. Ngushëllimi ynë i vetëm është se në sulm nuk pati viktima. Këta të poshtër që bënë këtë sulm, duhen kapur menjëherë dhe duhet të dënohen. Ne duhet të luftojmë të gjithë së bashku ndaj islamofobisë dhe racizmit”, shkroi Çavushollu.

Edhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ëmer Çelik (Ömer Çelik) në lidhje me këtë sulm tha: “Ata që shpërfillin shkaqet politike dhe ideologjike të këtyre sulmeve qëndrojnë të heshtur ndaj një zjarri urrejtjeje që do t’i përfshijë edhe ata”.

“Xhamia e Dijanetit në Nju-Hevën në Konektikët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është sulmuar duke iu vënë zjarri gjatë ramazanit, një muaj paqeje dhe mbarëvajtjeje. Islamofobët helmojnë vlerat e të gjithë njerëzimit”, shkroi Çelik në llogarinë e tij në “Twitter”. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne