Turqia reagon ndaj deklaratës së BE-së, thirrje për përmbushjen e premtimeve

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë reagoi ndaj deklaratës së përbashkët të ministrave të punëve të jashtme të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Në deklaratën e MPJ-së turke theksohet se BE “duhet të përmbushë premtimet e saj, në vend që t’i bëjë thirrje Turqisë.

Ministria e Jashtme turke reagoi ndaj takimit të ministrave të jashtëm të BE-së të mbajtur në Zagreb, ku u diskutua dhe u miratua një deklaratë e përbashkët për zhvillimet në Siri, situatën aktuale në kufirin turko-grek dhe për marrëdhëniet e BE-së me Turqinë dhe Rusinë.

“Kjo (deklarata e përbashkët) e bën të qartë se BE nuk është ende në gjendje të kuptojë barrën me të cilën po përballet vendi ynë dhe përpjekjet që po bën për çështjet e azilantëve dhe sigurisë”, thuhet në deklaratë.

Më poshtë thuhet se Turqia është vendi që ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve në botë dhe ndihmon refugjatët në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Të akuzosh një vend se përdor migracionin për qëllime politike është një tregues i ri i qasjes hipokrite ndaj së cilës jemi ekspozuar për vite me radhë. BE, në thelb, me këtë deklaratë, nga kjo çështje, bën material politik”, thuhet në reagim.

Gjithashtu u potencua se është jashtëzakonisht e habitshme që BE, duke i orfuar mbështetje Greqisë, e cila shkel ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut dhe kryen akte të dhunës ndaj njerëzve të pafajshëm që kalojnë kufijtë e saj, është në kundërshtim të plotë me parimet dhe vlerat e veta.

Këshilli i BE-së për Punë të Jashtme madje refuzon të përdorë termin “azilkërkues” për njerëzit që kanë arritur lirshëm në kufijtë e saj dhe kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, por për këta njerëz me këmbëngulje përdorë termin “migrantë”. Më lojën e fjalëve nuk mund të injorohet Konventa e Gjenevës e vitit 1951 dhe legjislacioni i BE-së, thuhet më tej,

“Vendet e BE-së, përfshirë Greqinë, janë të detyruara të pranojnë kërkesa nga azilkërkuesit, duke respektuar detyrimet e tyre ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera dhe i bëhet thirrje BE-së dhe institucioneve evropiane të respektojnë vlerat e përbashkëta evropiane./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne