Turqia reagon ndaj deklaratës së Francës për sondazhet e saj në Mesdheun Lindor

Turqia bëri të ditur se refuzon deklaratën e Ministrisë franceze të Evropës dhe Punëve të Jashtme në lidhje me aktivitetet e sondazheve që Turqia zhvillon në ujërat e saja kontinentale në Mesdheun Lindor.

“Ne hedhim poshtë deklaratën e bërë sot (7 maj) nga Ministria Franceze e Evropës dhe Punëve të Jashtme, e cila i referohet aktiviteteve të sondazheve të Turqisë në ujërat e saj kontinentale në Mesdheun Lindor” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Në deklaratë bëhet e ditur se në këtë kuadër, deklaratat numër 124 me data 4 maj 2019 dhe 128 me datë 6 maj 2019 janë të vlefshme edhe për Francën.

Në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në datën 4 Maj ishte bërë e ditur se aktivitetet e Turqisë për sondazhe për hidrokarbure në Mesdheun Lindor janë të bazuara në të drejtat legjitime që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare.

Ndërsa në komunikatën e lëshuar në datën 6 maj Turqia reagoi ndaj deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) me të njëjtën temë, të cilat i cilësoi lart të vërtetës.

“Thirrja që ShBA-ja i bën Turqisë për ekzistencën kinse të një marrëveshjeje të vlefshme kufizuese në lidhje me një hapësirë të pretenduar nga grekoqipriotët nuk është një qasje konstruktive dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” theksohej në komunikatën e MPJ-së./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne