Bota

Turqia reagon ndaj deklaratës së Izraelit për “aneksim të Bregut Perëndimor”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy ka reaguar lidhur me deklaratat për “aneksimin e Bregut Perëndimor” që janë përdorur në kuadër të punimeve për formimin e qeverisë në Izrael.

“Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të qëndrojë përballë përpjekjeve të njëanshme jolegjitime të Izraelit duke mbrojtur parametrat e vendosura dhe vizonin e zgjidhjes me dy shtete që bazohet në kufijtë e vitit 1967”, ka deklaruar në një përgjigje me shkrim zëdhënësi Aksoy në pyetjen drejtuar ministrisë lidhur me zhvillimet në Izrael.

Në lidhje me deklaratat për “aneksimin e Bregut Perëndimor” të përfshirë në marrëveshjen e koalicionit të nënshkruar në kuadër të punimeve për krijimin e qeverisë në Izrael, Aksoy tha se ato janë manifestimi i një mentaliteti jashtëzakonisht të rrezikshëm që synon të grabisë territoret palestineze nën okupim.

“Ne besojmë se një hap i tillë i rëndë që do të dëmtojë ligjin ndërkombëtar dhe do të nëpërkëmbë ndërgjegjen e përbashkët njerëzore nuk do të pranohet dhe nuk do mbështetet nga asnjë vend i shoqërisë ndërkombëtare që ka ndjenjën e drejtësisë dhe përgjegjësisë. Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të qëndrojë përballë përpjekjeve të njëanshme jolegjitime të Izraelit duke mbrojtur parametrat e vendosura dhe vizonin e zgjidhjes me dy shtete që bazohet në kufijtë e vitit 1967”, tha Aksoy.

Ai ka thënë se “Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të popullit vëlla të Palestinës dhe të mbrojë me të gjithë fuqinë e saj këtë kauzë të drejtë. Paqja nuk do të vijë në Lindjen e Mesme pa përfundimin e politikave okupuese dhe aneksuese”./AA

OPINIONE