Rajoni

Turqia reagon ndaj Greqisë për lejen dhënë Dimitris Kufodinas

“Ne dënojmë dhënien edhe një herë leje nga autoritetet greke për të dënuarin Dimitris Kufodinas, pjesëtar i organizatës terroriste “17 Nëntori”,- thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Ne përsërisim se toleranca e treguar ndaj një terroristi të dënuar, i cili u ka marrë jetën diplomatëve turq, është një mungesë e madhe respekti ndaj kujtimit të martirëve dhe familjeve të tyre të pikëlluara. Kjo (leja e dhënë) gjithashtu përbën një akt të papranueshëm dhe të papajtueshëm me idenë e drejtësisë dhe luftës kundër terrorizmit”,- përfundon komunikata.

Pak kohë më parë Kufodinas ishte transferuar nga burgu i sigurisë së lartë në Koridallos në një burg të hapur në Volos dhe sipas raportimeve ai do të përdorë 4 ditë leje nën mbikëqyrje gjyqësore.

Dimitris Kufodinas është anëtar i organizatës terroriste “17 Nëntori”, e cila ka vrarë shumë njerëz në Greqi, në mesin e të cilëve edhe diplomatë turq./ trt

OPINIONE