Turqia reagon ndaj Indisë për “komente të papërgjegjshme”

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy në lidhje me komentet e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Ravish Kumar mbi vërejtjet ndaj Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për incidentet e fundit të dhunshme në Nju-Delhi. Ai theksoi se këto janë deklarata që tejkalojnë kufirin dhe janë një përpjekje e papërgjegjshme për të mohuar faktet konkrete.

“Komentet e bëra nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë gjatë deklaratës së tij për shtyp më 5 mars për fjalimet e Presidentit Erdoan në lidhje me incidentet e dhunshme të fundit në Nju-Delhi, i konsiderojmë si tejkalim të kufirit dhe si një përpjekje të papërgjegjshme për të mohuar fakte konkrete”, bëri të ditur Aksoy në deklaratën me shkrim.

Ai u shpreh se pamjet (video) e publikuara nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve tregojnë qartë aktet e dhunës, të kryera kundër myslimanëve në Nju-Delhi duke filluar nga data 23 shkurt dhe shtoi: “Ne presim nga qeveria indiane që të sigurojë që forcat e saj të sigurisë të marrin masat e nevojshme për të parandaluar aktet e dhunës ndaj myslimanëve, dhe të tregojë ndjeshmërinë maksimale për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve të saj”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne