Turqia reagon ndaj ndërtimit të vendbanimeve të reja çifute në territoret palestineze

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve në Izrael, kryeministri [izraelit Beniamin] Netanyahu ka njoftuar edhe një herë se shumë njësi shtesë strehimi do të ndërtohen në vendbanimet e paligjshme në territoret e zaptuara palestineze, thuhet komunikatën me shkrim të Ministrisë së Jashtme.

Ne e kundërshtojmë dhe një herë me forcë këtë mentalitet okupues që injoron ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB), vijon komunikata.

“Është vërejtur se qeveria izraelite vazhdon zakonin e saj të vjetër për të grabitur të drejtat e popullit të Palestinës dhe nëpërkëmbë ligjin ndërkombëtar para të gjitha zgjedhjeve. Kuptohet qartë se Izraeli është inkurajuar edhe nga pseudoplani i paqes që është deklaruar kohët e fundit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të vazhduar me hapat ilegalë të përmendur më lartë. Territoret palestineze u përkasin popullit të Palestinës. Mendësia pushtuese nuk do ta ndryshojë kurrë këtë realitet”,- thuhet në vijim të komunikatës në fjalë.

Të enjten Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanyahukishte deklaruar se do të ndërtojnë 5 mijë e 200 banesa të reja në dy vendbanime të jashtëligjshme në Jerusalemin Lindor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne