Turqia reagon ndaj presidentit grek mbi pretendimet mbi Detin Egje

Turqia reagoi ndaj deklaratave të Presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopoulos në lidhje me problemet mbi Detin Egje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy në përgjigjen e dhënë në lidhje me deklaratat e Presidentit grek Pavlopoulos për Programin e Mjedisit të BE-së “Natura 2000” tha se shprehjet e përmendura për një lidhje të sforcuar të kufijve dhe territoreve nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe shtoi: “Ne përsërisim vërejtjen se Bashkimi Evropian nuk duhet të bëhet mjet i abuzimeve politike të Greqisë në lidhje me problemet e Egjeut”.

Ai rikujtoi se Ministria e Jashtme e Turqisë bëri një deklaratë në lidhje me këtë çështje më datën 31 mars 2018-të dhe shtoi: “Qëndrimi ynë në lidhje me këtë çështje iu shpjegua përfaqësuesve të delegacionit të Bashkimit Evropian javën e kaluar nga ana e ministrisë sonë”.

“Së bashku me këtë Presidenti i Greqisë, Pavlopoulos këtë radhë ka bërë një deklaratë që krijon lidhje të sforcuar ndërmjet kufijve dhe territoreve me rrjetin Natura 2000. Këto deklarata nuk kanë asnjë bazë ligjore. Gjithashtu këto deklarata janë në cilësinë e treguesit dhe pohuesit që Greqia abuzon me programet e mjedisit të BE-së, si Natura 2000, për qëllimet e saja politike. Turqia, ashtu si deri më sot edhe këtej e tutje, nuk do të pranojë ndonjë gjendje defakto të mundshëm që do të paraqitet nga Greqia në lidhje me formacionet gjeografike në Detin Egje, për të cilat statusi ligjor është i kontestuar. Për këtë arsye përsërisim edhe një herë vërejtjen tonë se Bashkimi Evropian nuk duhet të bëhet mjet i abuzimeve politike të Greqisë në aspektin e problemeve të Egjeut”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne