Turqia reagon ndaj shprehjeve të komunikatës së Med7 për Egjeun, Mesdheun Lindor dhe Qipron

Turqia deklaroi se refuzon shprehjet që bien ndesh me drejtësinë ndërkombëtare në lidhje me Egjeun, Mesdheun Lindor dhe Qipron në komunikatën e Samitit të Vendeve të Evropës Jugore.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bëri deklarata të ashpra në lidhje me komunikatën e përbashkët të Samitit 6-të të Vendeve të Evropës Jugore anëtare në Bashkimin Evropian (Med7), që u zhvillua më 14 qershor 2019 në Maltë me pjesëmarrjen e Italisë, Francës, Greqisë, Spanjës, Portugalisë, Maltës dhe udhëheqjes greko qipriotë.

“Ne refuzojmë shprehjet e njëanshme, të shkëputura nga e vërteta dhe që bien ndesh me drejtësinë ndërkombëtare në lidhje me çështjen e Egjeut, Mesdheut Lindor dhe Qipros, që zë vend në komunikatën e përbashkët. Këto shprehje pasqyrojnë pozicionet kombëtare të palës greko qipriotë dhe Greqisë, të cilat bien ndesh me parimet e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështje së Qipros dhe drejtësisë ndërkombëtare. Kjo komunikatë nuk ka asnjë vlerë, obligim dhe ndikim për ne. Kjo komunikatë është një shembull i ri për keqardhje se si abuzon pala greko qipriotë/greke me anëtarët e Bashkimit Evropian dhe se si disa vende anëtare të unionit janë bërë mashë e dy udhëheqjeve të lartpërmendura” shkruhet në deklaratën e ministrisë turke.

Në deklaratë shkruhet se bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të Unionit kanë demonstruar edhe një herë qartë se nuk mund të jenë anëtare asnjanëse dhe të besueshme për zgjidhjen e çështjes së Qipros.

“Vendet që kanë hedhur firmën nga aspekti i çështjes së Qipros, duhet të rikujtojnë se në Ishull nuk jetojnë vetëm greko qipriotët por edhe turko qipriotët dhe duhet të kuptojnë se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me garantimin e barazisë dhe të drejtave të turqve të Qipros. Këto vende duhet të shohin se arsyeja për moszgjidhjen e kësaj çështjeje prej 56 vjetësh është se pala greko qipriotë nuk dëshiron të ndajë pushtetin dhe mirëqenien”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne