Turqia refuzon kushtin e Arabisë Saudite për mbylljen e bazës në Katar

Presidenti i Turqisë duke reaguar ndaj kushtit të vendosur nga Arabia Saudite për mbylljen e bazës turke në Katar, ka refuzuar këtë kërkesë duke e quajtur mosrespektim të Ankarasë.

Rexhep Taip Erdogan, e quajti të jashtëligjshëm kërkesën e Arabisë Saudite ndaj mbylljes së bazës turke dhe pranisë ushtarake të Turqisë në Katar. Fikri Isik ministër i mbrojtjes i Turqisë, gjithashtu ka kritikuar qëndrimet e këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik rreth bazës ushtarake të Turqisë në Katar dhe tha se kriza e Katarit me vendet arabe mund të zgjidhet me anë të dialogut dhe në këtë mes Turqia nuk ka ndërmend të rishikojë programin e saj ushtarak në Katar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne