Turqia, Rusia e Kina? Bushati për Reuters: Ballkani Perëndimor, fushë shahu gjeostrategjike

“Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të bashkohen me Bashkimin Europian brenda një dekade”, deklaroi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters, duke folur mbi procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur për shkallën e ndikimit të Rusisë, Turqisë apo Kinës në rajon, Bushati thotë se “Ballkani Perëndimor shihet si një fushë shahu gjeostrategjike”.

”Shqipëria i mirëpret investimet nga vendet e tjera, përfshirë Japoninë”, tha ai.

”Nuk ka alternativë tjetër veçse ajo e anëtarësimit në BE”, theksoi Bushati.

Ministri Bushati e ka bërë këtë intervistë gjatë punimeve të konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Ndërkohë artikulli i Reuters i kushton një vëmendje edhe takimit mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev me kancelaren Angela Merkel, ku kjo e fundit premton se do të përpiqet të përshpejtojë procesin, ndonjëherë të ngadalshëm, të zhbllokimit të fondeve të BE-së të destinuara për Ballkanin.

“Ne evropianët nganjëherë kemi nevojë për shumë kohë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një çështje se sa, por sa kohë duhet”, tha Merkel, duke vënë në dukje procedurat e gjata të planifikimit të projekteve të tilla si ndërtimi i autostradës, që mund të shqetësojë vendasit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne