Turqia shënon 100-vjetorin e Kongresit të Sivasit

Turqia sot shënoi 100-vjetorin e Kongresit të Sivasit, ngjarje historike që i hapi rrugën pavarësisë së Republikës së Turqisë.

“Pishtari i ndezur në Sivas me dashurinë për pavarësinë dhe një atdhe 100 vjet më parë, ndriçon edhe sot rrugën tonë në marshimin tonë modern”, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan në një deklaratë.

Erdogan tha se vendimet e marra në kongres treguan se “atdheu është një tërësi, dhe jo i ndarë”, duke shtuar se këto vendime “hapën një shteg për Turqinë plotësisht të pavarur dhe shërbyen si një terren i rëndësishëm për krijimin e Republikës së Turqisë”.

Ndërkaq, Mustafa Sentop, kreu i parlamentit turk, tha se Kongresi i Sivasit është një moment historik i luftës kombëtare.

“Në Kongresin e Sivasit, i cili u mblodh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të zgjedhur 100 vjet më parë, bazuar në vullnetin kombëtar, u përcaktuan parimet e luftës kombëtare, duke u deklaruar gjithashtu se pushtimi do të kundërshtohej, mandati dhe patronazhi nuk do pranoheshin asnjëherë dhe vendi do të mbrohej kundër të gjitha vështirësive dhe mangësive”, tha Sentop në një deklaratë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne