Turqia shpall 3 ditë zi kombëtare për dëshmorët palestinezë

Zv.kryeministri dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozdağ njoftoi vendimin e marrë në mbledhje për 3 ditë zi kombëtar për palestinezët e masakruar gjatë zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Pas mbledhjes javore të Këshillit të Ministrave Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) u prononcua për gazetarët.

“U vendos që të jemi në solidaritet me palestinezët dhe të shpallet zi për tre ditë me qëllim që të përkujtohen me respekt dëshmorët palestinezë”,- u shpreh Bekir Bozda.

Bozda sqaroi gjithashtu se në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) do të mbahet edhe një seancë e posaçme për Jerusalemin, ndërsa shtoi se janë thirrur për konsultime në Ankara ambasadorët në ShBA dhe Izrael.

Me cilësinë e presidentes së radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islam, Turqia do të thërrasë të premten organizatën në një mbledhje të jashtëzakonshme,- u shpreh më tej Bekir Bozda./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne