Turqia shpreh gatishmërinë për ndërmjetësim mes Pakistanit dhe Indisë

Turqia i propozoi Pakistanit të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të përshkallëzimit të tensionimit që po jetohen në marrëdhëniet me Indinë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me tensionimin që po jetohet mes Indisë dhe Pakistanit.

Ministri Çavusoglu theksoi se duhet të shmangen hapat që do të përshkallëzojnë tensionimin, ndërsa tha se Turqia çdoherë dëshiron të kontribuojë në uljen e tensionimit.

“Jemi të shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës dhe u bëjmë thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe mendje të shëndoshë. Dëshirojmë të kontribuojmë në uljen e tensionimit. Këtë ia përcollëm edhe Pakistanit sot në mëngjes”, bëri të ditur Çavusoglu.

Shefi i diplomacisë turke, vuri në dukje se tensionimi që po jetohet mes dy vendeve për çështjen e Kashmirit duhet të zgjidhet sa më parë, ndërsa duke aluduar në situatën në Afganistan tha: “Afganistani tashmë po ballafaqohet me shumë vështirësi dhe nuk duhet të ndikohet nga tensionimi mes dy vendeve fqinje (India dhe Pakistani). Turqia është e ndjeshme në lidhje me këtë çështje”.

Duke vënë në dukje se deri më tani nuk kanë patur kontakte me Indinë në lidhje me çështjen, ministri Çavusoglu tha: “Ne jemi të hapur për dialog, natyrisht se do të donim që këtë çështje ta bisedojmë edhe me Indinë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne