Bota Shqiperia

Turqia shprehet e gatshme të dërgojë çdo lloj ndihme për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Në fjalën e hapjes së sesionit të 35-t të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (COMCEC), Presidenti Recep Tayyip Erdoganpërshëndeti të pranishmit dhe u uroj mirëseardhje në Turqi.

Gjatë fjalimit të tij Presidenti Erdogan foli edhe për tërmetin që ra në orët e hershme të mëngjesit të së martën në Durrës.

“Me këtë rast kërkoj mëshirën e Allahut për personat që humbën jetët e tyre nga tërmeti që tronditi dje (të martën) Shqipërinë, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejt. Pasi mora lajmin për tërmetin, unë e mora në telefon Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe i urova të shkuara”, deklaroi Erdogan.

Kreu i shtetit turk tha se Kryeministrit Rama i ka thënë që Turqia është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme, ndërsa shefi i qeverisë shqiptare e informoi që numri i viktimave në këtë fatkeqësi arriti në 26 dhe i të lënduarve, ku një pjesë në gjendje të rëndë, në mbi 600. Ai gjithashtu tha se punimet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në mënyrë intensive.

Ekipet e Departamentit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) dhe të Gjysmëhënës së Kuqe Turke së bashku me një pjesë të materialeve të nevojshme aktualisht ndodhen në Shqipëri. Edhe maunat me ndihma humanitare do të mbërrijnë sot në Shqipëri.

“Ne si një vend që ka përvojë në tërmetet e mëdha nga e kaluara, e kuptojmë shumë mirë dhimbjen që përjeton Shqipëria. Të gjithë ne duhet të jemi me Shqipërinë për sa i përket trajtimit të të dëmtuarve dhe nevojave të akomodimit të vëllezërve tanë, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar ose dëmtuar. Tani ndodhemi në dimër. Nga këtu unë i bëj thirrje gjithë botës islamike që ta mbështesë Shqipërinë përmes jush”, deklaroi Presidenti Erdogan./trt