Bota

Turqia shteteve anti Katar: “Ju duhet ta kuptoni se Turqia nuk është një shtet i thjeshtë”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu lidhur me bazën turke në Katar tha se “Ne treguam se qëllimi i këtyre bazave është mbrojtja e të gjithë vëllezërve tanë të Gjirit nga kërcënimet. Ne u patëm thënë edhe atyre shteteve ‘Të koordinohemi së bashku’. Nëse merrni si objektiv Turqinë për shkak të grindjeve mes jush, ju duhet ta kuptoni se Turqia nuk është një shtet i thjeshtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu i cili mori pjesë në një program të organizuar nga kryesia komunale e AK Partisë në Antalia, gjatë fjalimit të tij të cilin e filloi duke shprehur përshëndetjet e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit Binali Yıldırım tha se ndihet i lumtur për të qenë së bashku me bashkëpartiakët e tij gjatë festës së Fitër Bajramit.

Duke theksuar se në Antalia po zhvillojnë projekte të rëndësishme dhe se i kanë eliminiuar pengesat e transportit, Çavuşoğlu tha se “Nëse në një vend ka bujqësi, ato produkte duhet të hyjnë me lehtësi në tregun botëror. Ato rrugë duhet të jenë të hapura dhe nëse ka pengesa ato duhet të largohen. Së fundi kemi pikëpyetje me Rusinë lidhur me domaten, por kjo bëri që domateja të bëhet e famshme. Por, ne i kemi mënjanuar të gjitha pengesat, dhe duhet t’i kemi të gjitha kushtet fizike të përshtatshme. Për këtë duhet t’i kemi rrugët e mira”.

Duke rikujtuar që gjatë vizitës së tij në Japoni atij i është thënë se “Po e respektojnë shumë stabilitetin e formuar pas referendumit në Turqi”, Çavuşoğlu tha se “Ne të gjithë e treguam këtë në referendum. Ne patëm thënë se ‘Turqia do të ketë stabilitet, do të jemi më të fuqishëm dhe lufta jonë kundër terrorizmit do të jetë më e fortë. Ne filluam ta shohim këtë. Ekonomia jonë në çerekun e parë u rrit për 5 për qind, po luftojmë në mënyrë aktive kundër terrorizmit”.

Duke vënë në dukje se po vazhdojnë me hapa të sigurta drejt qëllimeve, Çavuşoğlu tha se përgjegjësia e Turqisë është se nuk është e kufizuar vetëm me Paktin Kombëtar.

“Ju duhet ta kuptoni se Turqia nuk është një shtet i thjeshtë”

Çavuşoğlu bëri të ditur se Turqia deri më tani ka dërguar ndihma në Jemen dhe se përgjegjësia e Turqisë nuk është e kufizuar vetëm me qytetarët e këtij shteti dhe bashkëatdhetarët e tyre në botë.

Duke vënë në dukje se ata kanë përgjegjësi edhe për popullatën prej 2 miliardësh në gjithë botën dhe se për këtë arsye e gjithë bota ka kthyer sytë nga Turqia, Çavuşoğlu tha se “Ne po përpiqemi për zgjidhjen e krizës në Katar. Ne të drejtës i themë të drejtë dhe gabimit i themi gabim. Ne nuk e shohim si të drejta kufizimet e bëra ndaj vëllezërve tanë muslimanë gjatë muajit të Ramazanit. Mund të ketë probleme, por ato zgjidhen në tavolinë dhe pastaj bisedon ‘si mund ta zgjedhim’ këtë. Nëse nuk mund ta zgjedhësh në mes vete, kërkon ndërmjetësim. Ashtu siç ka bërë Kuvajti”.

“Edhe ne po përpiqemi ta bëjmë këtë por nëse në mesin e kërkesave thuhet ‘Largoje, mbylle bazën turke në Katar’ kjo nuk bën. Ti së pari me këtë po e shkel sovranitetin e një vendi, po e shkel të drejtën ndërkombëtare dhe nuk po e respekton sovranitetin e të dy vendeve. Kjo marrëveshje është në mes të Turqisë dhe Katarit. Të tjerët vetëm mund ta respektojnë atë. Dy shtete sovrane ulen dhe bëjnë marrëveshje. Ne thamë se qëllimi i këtyre bazave është mbrojtja e të gjithë vëllezërve tanë të Gjirit nga kërcënimet”, tha Çavuşoğlu.

Ai në vazhdim tha se “Ne u patëm thënë edhe atyre shteteve ‘Të koordinohemi së bashku’. Nëse merrni si objektiv Turqinë për shkak të grindjeve mes jush, ju duhet ta kuptoni se Turqia nuk është një shtet i thjeshtë”. Ne u afrohemi miqësisht atyre dhe u themi t’i zgjidhim problemet së bashku. Me të njëjtin qëndrim, themi se këto shtete janë vëllezërit tanë. Ne do ta vazhdojmë qëndrimin e njëjtë dhe shpresojmë se do t’i tejkalojmë këto probleme. Të tjerët dëshirojnë që të përfitojnë nga këto, por një problem i tillë nuk i sjell dobi askujt. Turqia po përpiqet për zgjedhjen e këtij problemi”./ AA

OPINIONE