Turqia synon 2 miliardë dollarë vëllim tregtar me Serbinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se vëllimi tregtar ndërmjet Turqisë dhe Serbisë vitin e kaluar i tejkaloi 1 miliardë dollarët, ndërsa shtoi se synojnë që këtë shifër në një të ardhme afatshkurtër ta rrisin në 2 miliardë dhe pastaj në 3 miliardë dollarë.

Forumi i Biznesit Turqi-Serbi u mbajt të dielën në darkë në Stamboll me pjesëmarrjen e Presidentit Erdoan dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur në forum, Erdoani tha se ndjehet shumë i lumtur që takohet me Presidentin Vuçiq dhe biznesmenët dhe uroi që takimi të hapte dyert për bashkëpunime, projekte dhe investime të reja për të dy vendet.

Erdoani tha se Serbia është një vend mik për Turqinë dhe një vend kyç për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Tek të dyja vendet ekziston një vullnet shumë i fuqishëm për ti zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë në çdo fushë, për ti çuar ato edhe më përpara,- theksoi Presidenti Erdoan duke shtuar se vizitën e Vuçiqit në Turqi e shikon si një shenjë domethënëse të këtij vullneti.

Bashkëpunimi dypalësh do të përshpejtohet edhe më shumë me mbledhjen e parë që do të zhvillojë sot Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi, shtoi Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne