Turqia synon të rrisë pjesën e prodhimit të industrisë së PBB-së deri në 2023

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank tha se vendi i tij synon që deri në vitin 2023 në mënyrë të konsiderueshme të rrisë pjesën e prodhimit të industrisë së Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Qëllimi ynë është që pjesën e prodhimit të industrisë së PBB-së nga 16.5 për qind, aq sa ishte në dekadën e kaluar, deri në vitin 2023 të rritet në 21 për qind”, tha Varank.

Ai në Ankara prezantoi strategjinë industriale dhe teknologjike të Turqisë për vitin 2023.

Me këtë rast ai sqaroi se Turqia ka për qëllim eksportimin në sferën e prodhimit të industrisë ta rrisë në 210 miliardë dollarë dhe të rrisë vlerën shtesë për një të punësuar në 35 mijë dollarë.

“Si pjesë e kësaj, ne shpresojmë të rrisim pjesën e produkteve të teknologjisë së mesme dhe të lartë në eksportet e industrisë prodhuese në 50 për qind”, tha ai.

“Do të rrisim resurset njerëzore në këtë fushë në 300 mijë, ndërsa numrin e hulumtuesve në 200 mijë”, paralajmëroi Varank.

Po ashtu, Turqia shpreson se do të rrisë investimet në bizneset e bazuara në teknologji.

“Në fushat e teknologjisë disruptive, ne synojmë që vendi ynë të krijojë të paktën 23 produkte të zgjuara që do të bëhen marka globale”, tha Varank./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne