Turqia tërheq të gjitha rezervat e saj të arit nga Amerika

Vëllimi total i rezervave të arit të Bankës Qendrore Turke, të cilat ruheshin në Shtetet e Bashkuara, ishin 220 ton. Deri muajin e kaluar, rezervat e arit të Turqisë kapnin vlerën 25.3 miliardë dollarë.

Duke citur burime nga qeveria, mediat vendase thanë se Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (CBRT) ka transferuar rezervat e saj të arit nga Sistemi i Rezervës Federale të SHBA-së në Ankara.

Sipas burimeve qeveritare, në mars të vitit 2018 rezervat e arit të CBRT-së të ruajtura në SHBA dhe me peshë 220 ton, kapnin vlerën 25.3 miliardë dollarëve.

Bankat private turke gjithashtu i tërhoqën rezervat e tyre të arit nga jashtë, duke iu përgjigjur thirrjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan “për tu çliruar nga presioni i kursit të këmbimit dhe për të përdorur arin kundrejt dollarit”.

Sipas gazetës turke Milliyet, vetëm banka Halk Bankasi transferoi 29 ton ar në Turqi.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-së janë përkeqësuar pas mbështetjes së Uashingtonit për Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG) në Siri, organizata që shihet nga Ankaraja si një grup terrorist i lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), gjithashtu e listuar nga qeveria turke si një organizatë terroriste. Ushtria amerikane, nga ana e saj, përmend nevojën e bashkëpunimit me qëllim luftimin e Daeshit (ISIS-it).

Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë ka kërcënuar Ankaranë me sanksione nëse Turqia vazhdon me planet e saj për të blerë sistemet e mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.

Më herët, Erdogan tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rus Vladimir Putin se Ankaraja dhe Moska kishin arritur një marrëveshje mbi furnizimet S-400 dhe se çështja ishte e mbyllur.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i ka filluar sulmet ajrore kundër pozicioneve të Daesh-it në Siri që në vitin 2014, një veprim që nuk është miratuar as nga Damasku dhe as nga OKB./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne