Turqia thekson mbështetjen e Katarit

Presidenti i Turqisë deklaroi se edhe pse Arabia Saudite dhe aleatet e saj kanë ndërprerë marrëdhëniet e veta me Katarin, Turqia do të vazhdojë mbështetjen e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, të premten gjatë një fjalimi në Stamboll, deklaroi: “Deri më tani nuk kam vërejtur që Katari ka mbështetur terrorizmin”. Presidenti i Turqisë në vazhdim kërkoi heqjen e plotë të bllokadës së vendosur kundër Katarit dhe inkurajoi Arabinë Saudite që të tregojë interesimin e saj për vendosjen e marrëdhënieve të mira në rajon. Presidenti i Turqisë para kësaj, gjithashtu, ka nënshkruar një amendament të miratuar në Parlamentin e këtij vendi për dërgimin e forcave ushtarake të Turqisë në Katar. Vlen të theksohet se Arabia Saudite ka mbyllur të gjitha kufijtë tokësor, detar dhe ajror të saj me Katarin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne