Turqia u bën thirrje shteteve evropiane t’i pranojnë terroristët e DEASH-it

Turqia u ka bërë thirrje shteteve evropiane që të pranojnë dhe t’i gjykojnë shtetasit e tyre që ndërlidhen me grupin terrorist DEASH, të cilët u liruan nga grupi terrorist YPG/PKK në Siri.

“Terroristët e YPG-së liruan rreth 650 terroristë të DEASH-it në Siri, duke përfshirë 150 shtetas turq dhe 500 nga shtete të ndryshme si Franca, Gjermania dhe Holanda”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan para përfaqësuesve të mediave të huaja në pallatin Dolmabahçe në Stamboll.

“Turqia do të gjykojë shtetasit e sajë që ishin të ndërlidhur me grupin terrorist DEASH. Franca, Gjermania, Holanda, a do t’i marrin dhe t’i gjykojnë 500 terroristët tjerë të DEASH-it të liruar nga YPG/PKK në Siri?”, pyeti presidenti Erdoğan.

Ai tha se numri i terroristëve të liruar nga PYD/YPG, dega siriane e PKK-së, besohet të jetë rreth 750, duke shtuar se prej tyre, 195 janë kapur deri tani.

Gjithashtu, duke folur rreth tërheqjes së terroristëve të YPG/PKK-së nga Siria veriore, ai tha se rajoni midis Tal Abyadit dhe Ras-al-Aynit është pastruar nga terroristët e YPG/PKK-së, duke shtuar se tërheqja e terroristëve po vazhdon.

Duke mohuar pretendimet se forcat turke kanë përdorur armë kimike në Siri, Erdoğan tha se absolutisht nuk ka armë kimike në inventarin e Forcave të Armatosura Turke.

Të enjten, Turqia dhe SHBA arritën marrëveshje për pauzimin e operacionin antiterrorist të Turqisë në Sirinë veriore.

Turqia u pajtua që të pauzojë operacionin “Burimi i Paqes” për 120 orë për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar.

Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu u pajtuan që Turqia të ketë zonë të sigurt prej 32 kilometrash të zonës së sigurt në jug të kufirit turk me Sirinë.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne