Turqia ul ndjeshëm deficitin e jashtëm tregtar

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) deklaroi të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin qershor.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) deklaroi të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin qershor.

Sipas TUIK eksporti për muajin qershor në bazë vjetore ka rënë me 1,3% duke u ulur në 12 miliardë e 954 milionë dollarë ndërsa importi duke rënë me 3,8% u ul në 18 miliardë e 451 milionë dollarë.

Eksporti në vendet e Bashkimit Evropian, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, u rrit 6,4% duke arritur në 6 miliardë e 630 milionë dollarë.

Eksporti drejt Bashkimit Evropian, ndërkohë që në qershor të vitit 2017-të ishte 47,5%, në qershor të vitit 2018-të përbëri 51,2% të eksportit të Turqisë.

Vendi në të cilin Turqia ka eksportuar më shumë është Gjermania.

Eksporti drejt Gjermanisë në qershor arriti në 1 miliardë  308 milion dollarë. Pas Gjermanisë vjen Anglia me 882 milionë dollarë, Italia me 815 milionë dollarë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 627 milionë dollarë.

Kurse në import vendin e parë e zuri Kina.

Importi nga Kina në muajin qershor ishte 1 miliardë e 838 milionë dollarë.

Ky vend ndiqet nga Rusia me 1 miliardë e 794 milionë dollarë, Gjermania me 1 miliardë e 793 milionë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1 miliardë e 149 milionë dollarë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne