Turqia vazhdon kërkimin në Mesdheun Lindor deri më 22 tetor

Turqia të dielën vonë lëshoi një teleks të ri lundrimi ose Navtex për zonën ku anija e saj sizmike “Oruç Reis” do të kryejë aktivitete kërkimore deri më 22 tetor.

Sipas njoftimit, misioni i anijes do të zgjasë nga 12 tetor deri më 22 tetor.

Navtex është një sistem i komunikimit detar që lejon anijet të informojnë anijet e tjera për praninë e tyre në një zonë si dhe informacione tjera.

“Oruç Reis” do të kryejë studime sizmike në Mesdheun Lindor së bashku me dy anije tjera, Ataman dhe Cengiz Han.

Anija kërkimore është e aftë të kryejë të gjitha llojet e studimeve gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht të shelfit kontinental dhe kërkimeve të burimeve natyrore.

Në gusht, Turqia rifilloi kërkimin e energjisë në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje kontroverse të përcaktimit detar, duke prishur gjestin e vullnetit të mirë të Turqisë në ndalimin e kërkimit të saj.

Duke deklaruar marrëveshjen greko-egjiptiane “të pavlefshme”, Turqia autorizoi “Oruç Reis” të vazhdojë aktivitetet e saj në zonën brenda shelfit kontinental të Turqisë.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar përpjekjet e Greqisë për të deklaruar një zonë ekonomike ekskluzive të bazuar në ishuj të vegjël pranë brigjeve turke, duke shkelur interesat e Turqisë, vendit me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe.

Ankaraja po ashtu ka thënë se burimet e energjisë pranë Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne