Turqia vazhdon me ndertimin e qyteteve me çadra ne Siri

Turqia vazhdon me ndërtimin e qyteteve me çadra në veri të Sirisë për opozitarët e regjimit të shpërngulur nga rajoni i Gutës Lindore të Damaskut.

Në qytezën Xhinderes të rajonit të Afrinit në Siri ka përfunduar ndërtimi i kampit të refugjatëve “Muhammediye” që përbëhet nga 816 çadra, shkolla, mesxhidi, mensa dhe parku.

Brenda çdo çadre ndodhen gjërat e nevojshme për një familje.

Në sulmet e forcave të regjimit dhe avionëve luftarak të Rusisë ndaj Gutës Lindore me popullatë 400 mijë banorë të ndërmarra gjatë javëve të fundit, janë vrarë qindra qytetarë, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë u detyruan të shpërngulen në Afrin.

Në kampin Zugra të ndërtuar në veri të Sirisë për të shpërngulurit nga Guta Lindore janë strehuar 970 persona, ndërsa në kampin Sibrin të ndërtuar nga ana e Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe organizatës Benefseç në qytezën Kabasin të Al-Babit, janë të strehuar 1 mijë e 600 refugjatë.

Ndërkaq në Azez, në veri të rajonit të Halepit ndodhet kampi i refugjatëve Al-Bul që numëron 350 çadra, ku janë të strehuar 2 mijë refugjatë të shpërngulur nga rajoni i Damaskut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne