Turqia, vazhdon të jetë e preferuara e turistëve rusë

Vendi më i preferuar i turistëve rusë për vitin 2018 ishte Turqia.

Kryetarja e Unionit të Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), Maya Lomidze tha se në vitin 2018, Turqia ishte pika turistike numër një e turistëve rusë.

Në një deklaratë të bërë për gazetarët në kryeqytetin Moskë, Maya Lomidze tha se numri i turistëve rusë që kanë dalë jashtë shtetit në vitin 2018, krahasuar me një vit më parë është rritur 8%.

Ajo tha se vizitat në disa vende, me në krye Turqinë, kanë shënuar një rritje të rëndësishme.

“Vizitat në Turqi gjatë vitit 2017 u rritën 25%. Edhe gjatë vitit 2018, Turqia ishte pika turistike numër një e turistëve rusë” tha Maya Lomidze.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se krahas Turqisë, turistët rusë kanë treguar interes edhe për Tajlandën.

“Ndër vendet e tjera të preferuara të turistëve rusë janë edhe Gjermania, Italia, Spanja, Greqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tunizia dhe Franca” tha Lomidze.

Kryetarja e Unionit të Operatorëve Turistikë të Rusisë tha se në preferencën e turistëve rusë për pushime, ndikojnë edhe fluturimet e shkurtra dhe mundësitë e udhëtimit pa viza.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne